Përmbajtja sociale

Elemente elite, materiale me cilësi të lartë dhe dizajn në funksion të komoditetit.

Pak vende mund të krahasohen me pozitën e Aquaduct Residence dhe ndërthurjen e kompleksit me përmbajtjet më të mira të jetesës në Shkup. Vend ideal ku mund të punoni, të blini, të luani dhe të edukoni fëmijët tuaj, të gjitha në një vend, në suaza të kompleksit tuaj të banimit.

Fitnesi

Hapësira e cila padyshim do t’ju sjellë më shumë dobi se sa keni paramenduar është zona e fitnesit. Ka shumë avantazhe të cilat i sjell pozicionimi i një palestre në kompleksin rezidencial ku jetoni – pasi shumë njerëz tani më integrojnë stilin e shëndetshëm të jetës dhe mirëqenien në rutinën e tyre të përditshme. Si të rinjtë, ashtu dhe të moshuarit, mund të përfitojnë shumë nga hapësira e fitnesit. Aquaduct Residence ofron një vend i cili është më shumë se një hapësirë për të ushtruar.

Kjo hapësirë moderne, do të jetë e disponueshme çdo ditë për të ofruar një linjë gjithëpërfshirëse të pajisjeve për stërvitje kardiovaskulare të teknologjisë së fundit si dhe mjete për stërvitjeve me peshë, si dhe mundësi për stërvitje në grup sipas programeve të veçanta për të akomoduar nevojat e të gjitha niveleve të fitnesit.

Zona për Barbeque

Përgatitja e zgarës është njëra prej aktiviteteve më të preferuara të gatimit në natyrë të njerëzve kudo në botë. Asgjë nuk krahasohet me aromën e një zgare në natyrë.

Në Aquaduct Residence, relaksimi me familjen ose takimi me miqtë mund të bëhet në hapësirat e jashtme, por jo larg shtëpisë suaj të re. Disa pika për përgatitjen e zgarës do të ofrojnë të gjitha mjetet e nevojshme për aventurat tuaja kulinare në zonën e zgarës.

Zona Afariste

Në suaza të Aquaduct Residence është paraparë një zonë tregtare e cila do të ofrojë përvojën më të rehatshme të blerjes. Zona tregtare ofron komoditet të lartë për banorët (kursime në kohë udhëtimi) për shkak të afërsisë.  Zona do të përfshijë dyqane me gamë të gjerë artikujsh dhe produktesh.

Gastronomi

Të gjithëve ju pëlqen të relaksohen me familjen, miqtë ose fqinjët, disa me një kafe aromatike ose një pije freskuese. Por nëse jeni duke kërkuar pamje spektakolare duke shijuar komoditetin e mjedisit tuaj të banimit, Aquaduct Lounge Bar do të bëhet vendi juaj i preferuar për relaksim. Aty do të mund të shijoni shumëllojshmëri gatimesh, kafe aromatike dhe përzgjedhje lëngjesh, çajrash aromatik dhe ëmbëlsira të shijshme të përgatitura nga kuzhinierët më të mirë. Për një shëndet të plotë, është paraparë këndi i shëndetshëm ku do të shërbehen perime, fruta dhe jogurtë. Menyja do t’ju befasojë këndshëm gjatë drekës së biznesit ose gjatë darkës së shijshme me familjen ose miqtë.

Këndi i lojërave

Për shkak të jetesës dinamike, fëmijët janë të mbingarkuar me shumë aktivitete në hapësira të mbyllura dhe pak mundësi për të shijuar lojën jashtë. Video lojërat, TV, aktivitetet pas shkollës kanë çuar drejt mungesës së kohës dhe hapësirës për lojë. Këndet e lojërave janë hapësira thelbësore të sigurta ku fëmijët mund të jenë vetvetja dhe të shprehin natyrën e tyre argëtuese duke zhvilluar aftësitë e rëndësishme kognitive, fizike, sociale dhe emocionale. Aquaduct Residence ofron kënde të sigurta për aktivitetet e fëmijëve në hapësirën e përbashkët. Zona e lojës është e përbërë nga park i fëmijëve me një kënd të veçantë lojërash mes gjelbërimit dhe në afërsi të përshtatshme të zonës së zgarës.

Kopshti i fëmijëve

Popullariteti i kopshteve si pjesë integrale e zonave të banuara është rritur gjatë dekadës së fundit, kryesisht për shkak të ndryshimit të dinamikës së jetesës dhe pjesëmarrjes së dyfishtë të fuqisë punëtore të prindërve, si dhe nevojën për zhvillimit e hershëm të fëmijëve.

Me një kapacitet deri në 80 fëmijë, kopshti i fëmijëve në suaza të Aquaduct Residence synon të ofrojë zgjedhjen më të mirë për prindërit dhe cilësinë më të lartë të edukimit parashkollor për banorët tanë të vegjël. Mjedisi i njohur është i favorshëm në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve duke u kombinuar me përvojat më të mira arsimore dhe shoqërore.

Zonat e Gjelbra

Hapësirat e gjelbra janë zona të rëndësishme të përbashkëta të kompleksit dhe konsiderohen si një tregues i qëndrueshmërisë dhe ruajtjes së mirëqenies në komunitetet e banimit. Aquaduct Residence integron zona të gjelbra të planifikuara me shumë kujdes, me peizazhe dhe fokus në sigurimin e privatësisë dhe hapësirave për relaksim në zonat e përbashkëta të kompleksit. Zonat e gjelbra u mundësojnë banorëve të kenë përditshmëri të relaksuar, si dhe  jetesë të lumtur dhe të shëndetshme.

Zona multisport

Zonë bashkëkohore që ofron shumë mundësi për rekreacion, si për sporte ekipore, ashtu edhe për sportet individuale, duke integruar me kujdes ambientet ekzistuese për ushtrim, vrapim dhe sporte ekipore, veçanërisht futbollin, volejbollin, hendbollin, basketbollin. Aktivitetet e rregullta sportive mund të parandalojnë sëmundjet kronike dhe të ndihmojnë në zhvillimin e zemrës së shëndetshme, kockave të forta dhe funksionit të përmirësuar të mushkërive.

Sportet ndihmojnë në kontrollin e diabetit, menaxhimin e peshës, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe menaxhojnë nivelin e stresit. Shoqëritë të cilat marrin pjesë në sport dhe rekreacion zhvillojnë lidhje të forta shoqërore, dhe njerëzit që jetojnë në komunitete ative janë përgjithësisht më të shëndetshëm dhe më të lumtur se në vendet ku aktiviteti fizik nuk është prioritet. Sporti dhe rekreacioni ndërtojnë komunitete më të forta, më të shëndetshme, më të lumtura dhe më të sigurta.

Pak vende mund të rivalizojnë lidhjet e pandërprera të Aquaduct Residence me më të mirat e jetesës së Shkupit. Ku mund të punoni, të blini, të luani dhe të edukoni fëmijët tuaj, në një vend.

Një fokus i rëndësishëm i zgjedhjeve tona të dizajnit ishte ofrimi i përvojës më të mirë të mundshme sociale brenda Aquaduct Residence, duke u fokusuar në ofrimin e objekteve që do të ofrojnë një cilësi jetese të pakrahasueshme në Shkup.