Rreth nesh

Komoditet i plotë, siguri e përditshme. Planifikoni të ardhmen, shijoni të tashmen.

Aquaduct Residence sjell risi në organizimin e përgjithshëm të konceptit të banimit duke ofruar rehati përtej pritshmërisë së klientëve. Për të gjithë banorët e ardhshëm, jeta e përditshme do të jetë më e bukur dhe më e sigurtë falë konceptit unik të kompleksit i cili përbëhet prej katër ndërtesave impozante.

Kompleksi ndodhet 350 m pranë njërit prej monumenteve më të vjetra historike, Akuaduktit të Shkupit. Ky vend arkeologjik është njëri nga akuaduktët e fundit në Gadishullin Ballkanik. Struktura shumë e ruajtur dhe mbresëlënëse me tulla dhe gurë ofron ambient të bukur dhe pamje unike.

Aquaduct Residence përbëhet prej katër ndërtesave me apartamente të jashtëzakonshme me hapësirë prej 32 deri në 173 metra katrorë. Dizajni mahnitës i kompleksit mundëson që të gjitha apartamentet të shijojnë një pamje të bukur panoramike të qytetit dhe monumentit historik.

Komoditeti i jashtëzakonshëm i zonës së brendshme dhe të jashtme të banimit është i pasuruar me më shumë se 354 vende parkimi. Përmbajtjet e pasura dhe tërheqëse shoqërore dhe mjediset freskuese të hortikulturës dhe akuakulturës sigurojnë përditshmëri të lumtur, pavarësisht nëse jeni të interesuar për një aktivitet relaksues, dinamik apo qetësues. Aquaduct Residence ofron jo vetëm apartamente moderne me cilësi të lartë, planimetri të përshtatshme dhe infrastrukturë të plotë, por edhe një mjedis të shëndetshëm, privat, me hyrje të mbyllur, për t’ju siguruar qetësi dhe për t’ju lejuar të përqendroheni në gjërat e rëndësishme të përditshmërisë tuaj. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar apartament tek, ose banesë familjare, apartamentet tona ofrojnë siguri, strehim që qetë dhe ndjenjë mirëqenieje. Çdo material që hyn në ndërtim luan një rol në komoditetin që përjetoni.

Nga fasadat me efikasitet energjetik dhe konstruksionet më të mira metalike, deri tek muratimi dhe dritaret, kompleksi ofron hapësirat më të këndshme dhe komode për banim. Vlera absolutisht më e mirë  për paratë – Aquaduct Residence është investimi më i zgjuar që ofron stabilitet afatgjatë dhe një aset i begatë që do të gëzohet nga shumë breza.